E denoncoi “Stop”/ Prokuroria e “pamëshirshme” me gjyqtarin e korruptuar – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Sipas Prokurorisë, në pamje shfaqet fakti se një qytetare i jep psikologes 500 euro për gjyqtarin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera, pasi procesi të përfundonte në favorin e saj.

Është ky një fragment nga pretenca që prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Renda, Klodian Braho i ka paraqitur sot trupës gjykuese të çështjes penale ndaj gjyqtarit të Fierit, Roland Hysi, i akuzuar për konsumimin e veprës penale  “korrupsion pasiv” dhe “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në fund të fjalës së tij Prokurori ka kërkuar dënimin me 4 vite të gjyqtarit i cili periudhën e hetimit e ka kaluar nën masën e arrestit me burg.
Konkluzionet përfundimtare të prokurorit Braho mbështeteshin në pamjet filmike të transmetuara në datën 8 janar 2019 në emisionin “Stop”, pamje të siguruara nëpërmjet regjistrimit me kamera të fshehta. Në shihej qartë se si gjyqtari Roland Hysi dhe psikologia Elona Meçani bënin pazare përfituesi. Gjithsahtu shihej qartë sesi gjyqtari i kërkonte favore seksuale gruas së divorcuar në këmbim të dhenies së vendimit gjyqësor në favor të saj.
Përveç dënimit me 4 vite burg prokurori Braho kërkoi edhe përjashtimin e Roland e Hysit nga e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për 3 vite. Sakaq dhenia e dënimit përfundimtar është në dorën e trupit gjykues të Gjykatës së Krimeve të Renda, e përbërë nga  Sandër Simoni, Klodian Kurushi dhe Daniela Shirka, e cila e shtyu seancën e vendimdhënies për një datë tjetër duke i dhënë kohë avokatit mbrojtës të përgatisë fjalën e tij.
Kujtojmë se për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar, ish gjyqtari Roland Hysi, do të përfitojë ulje të dënimit , ndërsa çështja për psikologen Elona Meçani ka kaluar për shqyrtim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu