Pritë me armë ndaj Fatmir Hysenbelliut? Detaje të reja dalin nga sherri me djemtë e ish-deputetit

0
Gjigandi

Një sherr me armë u raportua më datë 16 korrik, nga i cili mbetën të plagosur Rois Babasi, djali i ish-deputetit të PD Ndriçim Babasi, dhe një 39-vjeçar me iniciale G., B.

Por sipas informacioneve të fundit nga Hashtag.al, në sherr ka qenë i përfshirë edhe Fatmir Hysenbelliu, ndërsa personi me iniciale G., B., është shoferi i tij Gazmir Bushaj.
Në dosjen policore të siguruar nga Hashtag.al për këtë ngjarje, thuhet se në konflikt janë përfshirë, djali i Irfan Hysenbelliut, Fatmir Hysenbelliu dhe shoferi i tij Gazmir Bushaj, dy djemtë e deputetit Tom Doshi, James dhe Marcos Doshi, djemtë e Ndriçim Babasit, Even dhe Rois Babasi, Ervis Bajraktari dhe Ritvan Toskaj.

Konflikti ka ndodhur mes Fatmir Hysenbelliut dhe djemve të Tom Doshit dhe Ndriçim Babasit si dhe Ervis Bajraktarit në dalje të një lokali në zonën e ish-bllokut:

“Sipas dëshmisë së shtetasit Gazmir Bushaj rreth orës 00:30 pasi ai së bashku me Fatmir Hysenbelliun kanë dalë nga lokali në ish-bllok dhe mbrapa tyre kanë ardhur disa persona mes të cilëve ai i identifikon si Rois Babasi që sipas tij mbante në dorë një pistoletë në dukje Berrete. Rois Babasi sipas tij ishte në shoqërinë e një prej djemve të Tom Doshit dhe truprojës së tij. Ai thotë se kanë vrapuar për të shmangur konkflitin me këta persona që sipas tij ishin të armatosur. Ai vazhdon dëshminë duke thënë se Rois Babasi ka qëlluar në drejtim të Fatmir Hysnenbelliut dhe më pas duke vrapuar Bushaj i ka dalë përpara për ta mbrojtur atë dhe ka mbetur i plagosur ndërsa personat e tjerë më pas janë larguar”.

RonaTyra

Në njoftimin zyrtar të policisë më datë 16 korrik, nuk thuhet se ka pasur palë të treta të përfshira përpos Rois Babasit dhe Gazmir Bushajt. Por Hashtag.al shkruan se sherri ndodhi pas një konflikti të vjetër mes Hysenbelliut dhe këtyre shtetasve që besohej se ishte sqaruar me kohë!

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu