Prenë dy maune me dru/ Vihet në pranga një person në Pogradec, nën hetim 6 të tjerë

0
Gjigandi

POGRADEC- Një person është arrestuar, ndërsa 6 të tjerë janë vënë nën hetim për shkak se akuzohen shpërdorim detyre dhe prerje e paligjshme të pyjeve. Po kështu janë sekuestruar 30 m ³ dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.

I arrestuari është A.Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Vërdovë. Ndërsa të proceduarit penalisht janë F. K., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë,
A. J., 60 vjeç; G. B., 31 vjeç; M. B., 37 vjeç; E. Sh., 38 vjeç; E. G., 59 vjeçe, (me detyrë teknik dhe inxhinierë pranë ADZM-Korçë).
Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni “Llënga” për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prerjes së pyjeve.
Procedohen penalisht 7 shtetas, 5 prej të cilëve punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura për “Shpërdorim detyre” dhe 2 të tjerë për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Sekuestrohen 30 m ³ dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, finalizuan operacionin e koduar “Llënga”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
A.Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Vërdovë.
Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
F. K., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë,
A. J., 60 vjeç; G. B., 31 vjeç; M. B., 37 vjeç; E. Sh., 38 vjeç; E. G., 59 vjeçe, (me detyrë teknik dhe inxhinierë pranë ADZM-Korçë).
Në afërsi të fshatit Vërdovë, shërbimet e policisë kanë konstatuar shtetasit A.Xh., dhe F. K., duke transportuar me mjetet respektive “Benz”, pa targa, të ngarkuara me sasi dru zjarri, pa dokumentacion përkatës.
Shtetasi A.Xh., drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa pesë punonjësit e lartpërmendur dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrolle dhe favorizuar shtetasin F. K., në zonën mbrojtur të pyllit të fshatit Llëngë-Pogradec.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” , “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu