Vrasja e Florian Lamçes në Elbasan/ U masakrua nga shokët, ja dënimi për dhëndrin e ish-kryetarit të Bashkisë Qazim Sejdini

0
Gjigandi

Më 30 korrik të vitit 2020 Elbasani u trondit nga vrasja e Florian Lamçes. Autori kryesor i këtij krimi të rëndë është miku i tij, Sokol Sanxhaktari dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini dhe shoku i tij Adriano Hajdari. Ngjarja ndodhi teksa midis miqsh po konsumoni alkol në një lokal.

Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar në total 52 vite e 6 muaj burgim për katër të pandehurit lidhur me ngjarjen.

Për Sokol Sanxhaktarin, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, i akuzuar për “Vrasje me dashje në bashkëpunim” u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuaj dënimin e plotë dhe të mos përfitoj lirim me kusht;

Për Adriano Hajdarin, i akuzuar për ‘Vrasje me dashje në bashkëpunim’ u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuaj dënimin e plotë dhe të mos përfitoj Lirim me kusht;

Për Amadeus Lamçjan, i akuzuar për “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Deklarim i rremë” përpara oficerit të Policisë Gjyqësore u kërkua 6 vjet e 6 muaj burgim;

RonaTyra

Për Mehmet Muçan, i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” u kërkua 6 vjet burgim.

Ngjarja

Tre shokët ndodheshin në ambientet e lokali në qendër të qytetit të Elbasanit. Florian Lamçja, ose siç njihet ndryshe në Elbasan me nofkën “Flor Qorri”, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, në shoqërinë e njëri-tjetrit kanë konsumuar pije alkoolike.

Një burim nga Policia tha se ata mund të kenë konsumuar edhe lëndë narkotike, fakt ky i pakonfirmuar zyrtarisht. Në bisedë e sipër, rreth orës 04:00 të mëngjesit ata janë zënë me njëri-tjetrin duke bërë që të përdorin shishet e birrës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur Florian Lamçjan. Për këtë ngjarje janë arrestuar Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit. Dy të arrestuarit dhe vetë viktima Florian Lamçja konsiderohen si persona me precedentë penalë në Elbasan.

Çfarë u zbulua nga përgjimet?

Një përgjim ambiental brenda ambjenteve të dhomave se shoqërimit në policinë e Elbasanit ka nxjerrë zbuluar Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Sanxhaktari, sipas prokurorit të çështjes Kreshnik Ajazi, është njeriu kryesor që ka vrarë me sende të forta mikun e tij, Florian Lamçja alias Shabani. Sanxhaktari dhe personi tjetër që është arrestuar për këtë ngjarje, Ardian Hajdari, janë vënë në përgjim ambiental teksa ndodheshin të shoqëruar në policia.

Pikërisht në bashkëbisedim me njëri-tjetrin, Sanxhaktari e mëson Hajdarin se çfarë duhet të thonë kur ti pyesin, duke orientuar hetimet se miku i tyre Florian Lamçja, të cilin ata e kishin vrarë me karrige e shishe, kishte bërë vetëvrasje duke i rënë me grushta xhamit dhe më pas ishte rrëzuar në dysheme me kokë.

Ky përgjim ambjental që  Ora News ka mundur ta sigurojë tregon qartë dredhinë dhe skenarin që Sokol Sanxhaktari, ka kërkuar që ngrejë për hetuesit.

Madje Sanxhaktari gjatë bisedës së përgjuar i thotë mikut të tij Ardian Hajdari, se “…ne do i bëjmë nja dy muaj burg, s’kemi çfarë të bëjmë…” dhe nga ana tjetër Ardiani ja kthen: “…mos e rruaj tr…n…”.

Sanxhaktari, më tej e orienton Hajdarin se duhet të qëndrojnë me urtësi dhe të qetë kur ti marrin në pyetje dhe të japin të dy një version të vetëm për ngjarjen.

Mes bisedës së përgjuar dy personat flasin dhe për një person me emrin E…., që besohet së është kamarieri i lokalit dhe sipas tyre nëse ai nuk del në gjyq në favor të tyre, do i çojnë haber tek shtëpia.

Përgjimi nxjerr në skenë dhe një person me emrin Çimi, që besohet se është Çim Asllani, pronari i lokalit.

Sanxhaktari thotë se viktima Florian Lamçe ka pasur pistoletë me vete me të cilën ka qëlluar dhe një thikë.

“…Qysh e rrafëm ne ktë njeri eeeee, ne me gurë ai me pistoletë…”-thotë Sokol Sanxhaktari, ndërsa e orienton Ardian Hajdarin që të pohojë në polici se Sokolin nuk e njeh fare.

Por nga ana tjetër, Ardiani i tregon se “…policia do shohi telefonat dhe do kuptojë se jemi miq…”.

Ndërkohë gjatë një bashkëbisedimi mes Anesti Greku, person tjetër ky i proceduar për “Moskallëzim krimi” dhe Sokol Sanxhaktarit, ky i fundit pranon se pas vrasjes ka zhveshur lakuriq kufomën e mikut të tij, Florian Lamçja.

“…ai theu dorën, i ra debulesë dhe debulesa i ra koka ke ça ishte ajo, ke kjo. I ra aty ra në toke. Me të parë unë i hoqa bluzën atij shokut, se o lakuriq akoma sot ai…”.

Lamçes i janë hequr dhe pantallonat, dhe kur ka shkuar policia e ka gjetur kufomën e tij terësisht të zhveshur.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë që tronditi Elbasanin në 30 korrik 2020, prokuroria ka mbyllur hetimet duke marrë të pandehur për akuzën e “Vrasjes me dashje”, Sokol Sanxhaktarin, për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” Ardian Hajdarin dhe akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, Grejsa dhe një person tjetër.

Biseda e përgjuar mes Ardian Hajdarit dhe Sokol Sanxhaktarit mëngjesin e 30 korrikut 2020.

/Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu