Premierligë – nuk ka raste të reja me koronavirus

0
Gjigandi

Asnjë rast i ri me koronavirus nuk është shënuar në Premierligë.

1195 anëtarë të Premierligës janë nënshtruar në testet për koronavirus, dhe për fat të mirë, asnjë nga ta nuk ka rezultuar pozitiv.

Në mesin e të testuarve ka pasur lojtarë të skuadrave si dhe anëtarë të stafit.

Premierliga ka kryer në total 6274 teste për Covid-19, me 13 pozitive deri më tani dhe 6261 negative.

Testet e para të kryera më 17-18 maj tregonin gjashtë raste pozitive. Që atëherë, numri më i lartë me pozitiv ishte tre.

RonaTyra

Me këtë tempo, Premierliga është në rrugë të mirë për të rinisur sezonin sipas planeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu