Policisë Rrugore e Tiranës në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Ebasanit ka zhvilluar kontrolle blic, gjatë 12 orëve të fundit, në akset rrugore Tiranë – Elbasan, Elbasan – Librazhd dhe Elbasan – Peqin për parandalimin e akisdenteve rrugore. Policia ka përdorur makina të uniformuara, por edhe makina civile të pajisura me sistem sinjalizimi zanor. Gjatë kontrolleve blic, në tunelin e Krrabës, janë evidentuar dhe ndëshkuar 12 drejtues automjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi nga 130 deri në 140 km në orë në brendësi të tunelit, si dhe 17 të tjerë për shpejtësi tej normave të lejuara. Janë evidentuar dhe ndëshkuar 25 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 11 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse dhe 8 për xhama të errësuar me qese plastmasi. Janë kontrolluar 112 mjete, në disa raste është bërë edhe kontroll fizik i personave dhe kontroll i imtësishëm i automjetit për sende të kundërligjshme. Nga Policia Rrugore e Elbasanit janë arrestuar në flagrancë tre drejtues motoçikletash për mungesë të lejes së drejtimit. Kontrollet blic do vijojnë në të gjitha akset rruge të vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë, njoftoi Policia Rrugore.