Plumba në zemër e në qafë/ Si u gjet viktima pasi vrasësit i zbrazën karikatorin

0
Gjigandi

Trupi i viktimës Emiljano Ramazani sot qëndroi për disa momente brenda makinës ku iu bë atentati, derisa në vendngjarje erdhën uniformat blu dhe vetë drejtori i policisë.

Burime bëjnë me dije se i ashtuquajturi “Rrahmani” u qëllua me 5 plumba nga vrasësit, që sipas raportimeve të para qëlluan nga një makinë në lëvizje e më pas e dogjën në Bradashesh.

Një prej plumbave e kapi në qafë 39-vjeçarin, një në zemër dhe tre të tjerët në trup. Vrasja është bërë me pistoletë. 

Prodhim e shitje droge, si u lirua nga Gjykata “Rrahmani” i ekzekutuar sot në Elbasan

Të tjera detaje kanë dalë në dritë rreth viktimës Emiljano Ramazani që tronditi qytetin e Elbasanit pasdite. 39-vjeçari rezulton i arrestuar dhe në vitin 2011.

RonaTyra

Përveç arrestimit në vitin 2017, ku ishte kapur me 10 doza kokainë dhe 50 mijë Lekë të rinj, Ramazani është arrestuar dhe për “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.

Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, 39-vjeçari ishte lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit dhe nga Apeli i Durrësit, por gjatë hetimeve ishin gjetur shkelje nga gjyqtarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu