(E plotësuar) – Me qëllim të procedimit të mëtejmë të dokumentit Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna sot është mbajtur një takim pune me kryetarët e komunave të asaj zone me ministrin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.
Ministri Blerim Kuqi ka thënë sot në një konferencë për media se shumë shpejt do të procedohet në qeveri dhe pastaj në kuvend plani hapësinor për këtë zonë me interes të veçantë.
Ministri Kuqi tha se mos funksionalizimi i këtij plani deri më sot ka shkaktuar probleme të shumta.
Kuqi: Kemi bërë përpjekjet e fundit për finalizimin e planit hapësinor për Bjeshkët e Nemuna
“Plani hapësinor Parku Kombëtar ka filluar procedimin që nga viti 2014, ndërsa deri më sot nuk është bërë finalizimi i këtij plani hapësinor. Pra, duhet të shkoj drejt qeverisë dhe Kuvendit. Ne sot e kemi bërë përpjekjen e fundit ku bashkë me kryetarët e komunave u dakorduam që ata të japin komentet e tyre përfundimtare për planin hapësinor. Pastaj, ne bashkë me një Grup punues do t’i inkorporojmë kërkesat e tyre brenda këtij plani dhe të procedojmë drejt qeverisë dhe kuvendit”, tha Kuqi.
Ai tha se për këtë plan hapësinor qytetarët që jetojnë në atë zonë, komuna e Pejës, Gjakovës, Istogut, Deçanit dhe Junikut, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe qytetarët në përgjithësi në Kosovë do t’iu mundësohet t’i realizojnë interesat e veta konform planit hapësinor Bjeshkët e Nemuna.
Kuqi: Komunave në atë zonë do t’iu mundësohet realizimi i interesave konform planit
“Jemi dakorduar që kryetarët e komunave në atë zonë të japin komentet e tyre për këtë plan hapësinor, pastaj ta procedojmë në qeveri dhe Kuvend. Qytetarëve dhe komunave në atë zonë, do tu mundësohet t’i realizojnë interesat e tyre konform planit hapësinor Bjeshkët e Nemuna”, tha ai.
Ministri Kuqi tha se kërkesat e kryetarëve kanë qenë që sa më shpejt të bëhet ky plan hapësinor që është në interes të komunave dhe komunitetit që jetojnë aty.
Plani Hapësinor i Bjeshkëve të Nemuna, së shpejti do të procedohet në Kuvend
Me qëllim të procedimit të mëtejmë të dokumentit Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, sot është mbajtur një takim pune me kryetarët e komunave të asaj zone me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit.
Ministri Blerim Kuqi ka thënë se shumë shpejt do të procedohet në qeveri dhe kuvend plani hapësinor për këtë zonë me interes të veçantë.
Ai tha se mos funksionalizimi i këtij plani deri më sot ka shkaktuar probleme të shumta.
“Jemi dakorduar që kryetarët e komunave në atë zonë të japin komentet e tyre për planin hapësinor, pastaj ta procedojmë në Qeveri dhe Kuvend. Qytetarëve dhe komunave në atë zonë, do t’u mundësohet t’i realizojnë interesat e tyre konform planit hapësinor Bjeshkët e Nemuna”, tha ai.
Ministri Kuqi tha se kërkesat e kryetarëve të Pejës, Deçanit, Gjakovës, Junikut dhe Istogut kanë qenë për implementimin sa më të shpejtë të planit hapësinor, i cili është në interes të banorëve të kësaj zone.
***
Drejtpërdrejt: Ministri Kuçi takohet me kryetarët e Pejës, Gjakovës, Istogut, Deçanit dhe Junikut