Planet për të ardhmen me Arbanën, Eduard Grishaj: Ja ku mund ta bëjmë dasmën

0
Gjigandi

Ata janë një nga çiftet më të përfolura të momentit. Bëhet fjalë për moderatoren Arbana Osmani dhe partnerin e saj, Eduart Grishaj që së fundmi do të bekohen edhe me një fëmijë. I ftuar në programin “Pushime on Top”, regjisori i “Dua te te bëj të lumtur”, Eduart Grishaj ka eksploruar me biçikletë vende fantastike të Malësisë së Madhe dhe i ka treguar moderatorit, Flori Gjini shumë detaje nga jeta e tij personale. Duke filluar që nga planet për dasmën, emocionet e para si baba, si dhe për emrin e bebit që do të jetë një emër tipik shqiptar.

I pyetur për dasmën, Grishaj ka treguar se nuk e di se kur do ta bëjnë, por ka të qartë vendin.

“Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë, por do ta bëjmë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet tek gjërat e bukura”, ka pohuar Edi.

Më tej ai ka treguar se si e ka përjetuar lajmin e shtatzënië dhe nëse emri i fëmijës do të jetë tipik shqiptar.

“Në fillim ishte shumë emocionuese. Më pas me kalimin e kohës kthehet çdo gjë në normalitet. Por pastaj fillojnë zënkat pse ma bleve këtë shalqinin kështu, po domatet pse si more të fshatit dhe thua kur po vjen momenti që të iki kjo periudha. Po do të jetë tipik shqiptar”, është përgjigjur Grishaj përballë Gjinit.

RonaTyra

Ai ka treguar se vazhdon t’i shijojë gatimet e Arbanës dhe se gjithçka ka shkuar mirë deri tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu