Plagosja me armë në Yzberisht, një i arrestuar, një në kërkim – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë gjatë mbremjes së djeshme
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Yzberishtiti në Tiranë.

Ndërkohë që sot policia njofton se për këtë ngjarje të rëndë është ndaluar një përson dhe një tjetër është shpalluar në kërkim
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë
Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Yzberisht
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 , pas një pune intensive kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Yzberisht Tiranë, ku u plagos në dorë me armë zjarri shtetasi D. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve hetimore të kryera u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit I. A., 24 vjeç, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit F. A. dhe vijon puna për kapjen e tij.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se më datë 25.09.2019, rreth orës 22.45 në rrugën e Qelqit, dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë është plagosur në dorë shtetasi D. V., jashtë rrezikut për jetën.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shetasit F. A., Policia gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale dy thika, të dyshuara si armë të ftohta.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu