Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur në dorë gjatë natës në një fshat të Kurbinit, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi në fshatin Gjorm.
Persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar me armë zjarri personin e plagosur, ndërsa ai ndodhet aktualisht në spital.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve si dhe kapjen e tyre.