Plagoset gjatë natës 40-vjeçari në Kurbin, policia në kërkim të autorëve

0
Gjigandi

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur në dorë gjatë natës në një fshat të Kurbinit, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi në fshatin Gjorm.

Persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar me armë zjarri personin e plagosur, ndërsa ai ndodhet aktualisht në spital.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve si dhe kapjen e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu