Peshkaqeni sulmon dy turistë britanikë në Australi

0
Gjigandi

Dy turistë britanikë janë lënduar rëndë nga një sulm i një peshkaqeni në një ishull turistik në pjesën verilindore të Australisë.

Burrat e moshës 28 dhe 22-vjeçare ishin duke notuar në ishujt Ëhitsunday të rajonit Queensland kur u sulmuan nga peshkaqeni të martën.

Mjekët australianë thanë se peshkaqeni i ka sulmuar dy turistët në këmbë. Ata morën trajtim mjekësor fillimisht në breg të detit, ndërsa më vonë u dërguan në spital.

Në këta ishuj janë shënuar edhe sulme të tjera nga peshkaqenët kohëve të fundit. Autoritetet australiane thanë se burrat e sulmuar janë nga Anglia.

“Njëri nga pacientët u sulmua i pari dhe besohet që peshkaqeni është kthyer përsëri më vonë për ta sulmuar tjetrin”, tha një zëdhënëse e Shërbimit Ambulantor në Queensland.

RonaTyra

Sulmi ndodhi në Hook Passage, rreth dhjetë kilometra nga vendi ku një Australian u mbyt nga peshkaqeni në nëntor të vitit të kaluar.

Dy sulme të tjera nga peshkaqenët ishin regjistruar pranë të njëjtit ishull në shtator të vitit të kaluar.

Sipas ekspertëve, peshkaqenët mund t’i afrohen bregdetit për shkak të aktivitetit të peshkatarëve dhe ndotjes së ujit. Këto krijesa të rrezikshme mishngrënëse janë zakonisht më aktive gjatë muzgut, shkruan “BBC”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu