Personat me mbipeshë, tri herë më të rrezikuar për të vdekur nga koronavirusi

0
Gjigandi

Sipas një raporti të organeve të shëndetit publik në Angli, personat me mbipeshë janë tri herë më të rrezikur nga vdekja prej koronavirusit sesa personat me peshë normale.

Në bazë të këtij raporti, personat me mbipeshë, të përcaktuar si njerëzit që kanë indeks të masës trupore mbi 25, janë gjithashtu më të rrezikuar që të kenë nevojë për ventilim, nëse infektohen nga koronavirusi.

Në raport thuhet se pesha e tepërt duket se nuk ndikon në rritjen e gjasave për t’u infektuar, por ajo mund të ndikojë në sistemin e organeve të frymëmarrjes dhe ka gjithashtu gjasë që të ndikojë në funksionimin e sistemit imunitar.

Ekspertët thonë se secili kilogram i hequr do ta pakësonte rrezikun që njerëzit të shtrihen në spital për shkak të koronavirusit, shkruan “Daily Mail”.

Ky raport erdhi pas këshillës së kryeministrit britanik, Boris Johnson, që bashkëvendësit e tij të mundohen të humbin peshë gjatë kësaj vere si përgatitje për valën e dytë të mundshme të koronavirusit më vonë gjatë këtij viti.

RonaTyra

Megjithatë, dëshmitë tregojnë se njerëzit kanë ngrënë më shumë dhe kanë ushtruar më pak gjatë karantinës, që do të thotë se ata mund të kenë shtuar peshë gjatë kësaj periudhe.

Gati dy të tretat e personave të rritur në Britaninë e Madhe janë njerëz me mbipeshë. Kjo dukuri pritet të shtohet gjatë katër vjetëve të ardhshëm, nëse nuk merren masa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu