Parlamenti holandez ka përfunduar diskutimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në. Ne fund te seances nuk ka pasur ndryshim të qëndrimit kunder negociatave për Shqipërinë. Ndonëse nuk ka mocion të ri, holandezët i qëndruan vendimit kundër hapjes së negociatave. Anëtarët e komisionit për çështjet europiane në parlamentin e Holandës dëgjuan pasditen e sotme qëndrimin e qeverisë përmes ministrit për Punët e Jashtme, Stef Blok. Ministri Blok ka parashtruar qëndrimin, tashmë të njohur se është e parakohshme çelja negociatave me Shqipërinë. Në komisionin për Europën u tha se nuk do të ketë veto bllokuese nga Holanda nëse vendet e tjera bien dakord.