Japonia duket se po i kthehet normaliteit nga pandemia e COVID-19. Për herë të parë që nga data 6 Mars nuk regjistrohet asnjë rast vdekje, raporton Cnn.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të dielën ishin 38 të infektuar.
Kjo sjell totalin kombëtar në 17.886 raste dhe 929 vdekje, përfshirë 712 infeksione dhe 13 vdekje nga anija lundrimi Diamond Princess që u la në karantinë jashtë Gjirit të Yokohama për dy javë në shkurt.
Japonia ka regjistruar më pak se 100 raste të reja në ditë që nga 14 maj.
Burimi: top-channel.tv