Pentagoni do të rrisë prezencën në Siri për mbrojtje të naftës nga IS-i

0
Gjigandi

Pentagoni ka thënë se do të rrisë prezencën amerikane në rajonin verilindor të Sirisë, për të parandaluar ndonjë kryengritje të re të ekstremistëve të grupit militant, Shteti Islamik (IS), me synim të pushtimit të zonave të naftës.

Ky vendim vjen disa ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar për tërheqje të trupave amerikane nga zona e kufirit Siri-Turqi, duke lejuar forcat turke të krijojnë të ashtuquajturën “zonë të sigurt”, që nënkupton edhe largimin e luftëtarëve kurdë nga ky territor.

Forcat turke dhe ato ruse tani janë duke patrulluar zonën afër kufirit që më parë ishte kontrolluar nga forcat amerikane dhe milicia kurde.

Një korrepodent i agjencisë së lajmeve, AFP ka thënë të ketë parë një patrullë ruse bashkë me disa flamuj të këtij shteti duke u larguar nga pjesa e Qamishlit.

Trump ia “dorëzoi” Sirinë Rusisë

RonaTyra

Vendimi i Trumpit për tërheqje të trupave është kritikuar nga demokratët dhe republikanët, të cilët kanë thënë se janë të shqetësuar që rreth 1,000 militantë të burgosur të IS-it, që mbahen nga Forcat Demokratike Siriane, (FDS) të drejtuara nga kurdët, mund të ikin gjatë trazirave.

“Një nga fitoret më të mëdha të SHBA-së dhe partnerëve tanë në luftën kundër ISIS-it ka qenë kontrollimi i zonave të naftës në Sirinë Lindore”, ka thënë një zyrtar amerikan i mbrojtjes, duke iu referuar Shtetit Islamik.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të fuqizuar pozicionet në koordinim me partnerët tanë të FDS-së, në verilindje të Sirisë, ashtu që të parandalohet rënia e zonave të naftës në duart e IS-it apo aktorëve tjerë destabilizues”, është thënë në deklaratë.

Deklaratat e fundit të Pentagonit nuk kanë specifikuar numrin e trupave apo vendin e saktë të operacionit të tyre, mirëpo duket se kanë qenë referencë për zonat e naftës në provincën, Deir el-Zour në Siri.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka thënë se qëllimi kryesor i prezencës amerikane është që IS-it t’i pamundësohet rikthimi i fuqisë përmes zonave të naftës.

Kurdët kanë fituar kontrollin e territoreve me naftë në provincën, Deir el-Zour pasi kanë mposhtur militantët e grupit militant, Shteti Islamik më 2018.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu