Pasuria e Kim Kardashian dhe Kanye West kap shifrat marramendëse

0
10
Gjigandi

Familja më e famshme në botë “Kardashians” janë edhe një ndër familjet më të pasura.

Familja Kardashian është një nga familjet më të pasura në botë. Madje një ditë më parë revista “Forbes” bëri bilancin e pasurisë së Kim dhe Kanye West.

“Forbes” ka dalë në përfundimin se kompania e bukurisë “KKW Beauty” është ndërmarrja më fitimprurëse për momentin.

Për këtë arsye, që nga vera e vitit 2018, Kim ka fituar 100 milion dollarë të ardhura dhe ajo zotëron 100 përqind të saj.

Ndërkohë kur femra më seksi në botë lançoi produktin e bukurisë “Crème Coutur Kits” ajo arriti të shiste plot 300 mijë të tilla brenda 2 orëve që kushtonin nga 48 dollarë. Dhe nëse bën një llogari të thjeshtë, ajo për 2 orë fitoi gati 14 milion dollarë.

Por Kim nuk ka të ardhura vetëm nga kompanitë që zotëron. Bukuroshja fiton mjaftueshëm edhe nga rrjetet sociale, sidomos “Instagram”-i.

Mjafton të përmendim që për vetëm një postim të “Fashion Nova” në Instagram, Kim fitoi 1 milion dollarë.

“Forbes” shkruan se pasuria totale e saj e deklaruar arrin shifrën 350 milion dollarë.

Por edhe bashkëshorti i saj, reperi i famshëm Kanye West, ka një pasuri të “frikshme” nga karriera e tij e suksesshme muzikore.

Por jo vetëm kaq, ai ka edhe linjën e tij të modës “Yeezy” që është jashtëzakonisht fitimprurëse.

Kanye ka fituar 76,5 milionë dollarë nga këngët e tij, ndërkohë nga shitja e albumeve ka fituar 14.5 milionë dollarë.

Forbes zbuloi se të ardhurat nga linja e tij “Yeezy” për vitin 2019 ishin 1.3 miliardë dollarë.

Kanye dhe Kim zotërojnë disa shtëpi së bashku dhe mund të themi që dinë vërtetë të bëjnë biznes dhe shumë blerje të zgjuara.

Në vitin 2017, çifti shitën rezidencën e tyre Bel-Air (të cilën e blenë për 9 milionë dollarë) për 17.8 milionë dollarë. Pra ata kanë fituar 8.8 milionë dollarë vetëm nga ajo shtëpi. Sipas “TMZ”, ajo është shitja më e shtrenjtë në komunitetin ekskluziv të Bel-Air Crest.

Për momenti, Kim dhe Kanye jetojnë në “Hidden Hills”, të cilën e kanë blerë për 20 milionë dollarë dhe tani ajo vlen 60 milionë dollarë. Pra Kim dhe Kanye kanë një fitim prej 40 milionë dollarësh.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu