Paska edhe mjekë që nuk besojnë në ekzistencën e koronavirusit, Najada Çomo zbulon të pathënat

0
Gjigandi

Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo tha se lajmi se transmetueshmëria e koronavirusit ulet gjatë verës, është i rremë.

Në emisionin “Open”, Çomo u shpreh se gjatë verës, përkundrazi gjendja shëndetësorë agravohet më tej, për shkak të temperaturave të larta. Ndërkohë, duke u ndalur tek zërat skeptikë, që nuk besojnë se Covid-19 nuk ekziston, ajo u shpreh se të tillë ka pasur edhe mes mjekësh në QSUT.

“Fake news, është një sëmundje e re dhe dihet shumë pak. Nuk ulet transmetueshmëria e virusit gjatë stinës së verës. Besoj se popullata e ka perceptuar gabim mbarimin e Covid, madje ka pasur edhe njerëz skeptikë që nuk ekziston Covid, unë e kam parë edhe mes kolegëve në QSUT. Nuk kanë besuar që është një realitet dhe nëse nuk e beson personeli mjekësor, nuk mund të kërkosh edhe tek popullata. Temperaturat e larta e rëndojnë gjendjen shëndetësore e bën më të agravuar”, tha Çomo.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu