Modelja e famshme Chrissy Teigen bllokoi shumë llogari dhe fshiu shumë postime në Twitter, menjëherë pasi rrjeti filloi të ziente për akuzat e pavërtetuara, sipas së cilave ajo ka pasur lidhje me abuzuesin Jeffrey Epstein. Chrissy u përball me një sërë akuzash që thoshin se ajo ka fluturuar dikur me avionin privat të Epstein. Modelja i mohoi këto akuza, si dhe bëri të ditur se nuk e ka takuar kurrë nga afër Jeffrey Epstein.
Megjithatë njerëzit në Twitter nuk ndaleshin me postimet rreth kësaj çështjeje, aq sa Chrissy u detyrua të bllokonte plot 1 milion ndjekës dhe të fshinte rreth 60,000 postime nga rrjeti social.
Dje, komediania Chrissie Mayr akuzoi Chrissy Teigen për fshirjen e 28,000 tweet-eve të saj të vjetra dhe për lidhjen e saj me çështjen e Epstein. Pas kësaj, modelja u përgjigj:
“Unë në të vërtetë fshiva 60,000 tweet, sepse nuk mund t’ju duroja më ju idiotëve dhe jam e shqetësuar për familjen time.”
Chrissy pranoi që ajo nuk ndalet në fshirjen e tweet-ve dhe tha se ka bllokuar një milion njerëz që e ndiqnin në llogarinë e saj, për shkak të mesazheve shqetësuese që ajo ka marrë gjatë ditëve të kaluara.
“Unë kam bllokuar mbi një milion njerëz, NJË MILION njerëz vetëm sot dhe jam akoma e përmbytur nga psikopatët e sëmurë. Mos më thoni ‘thjesht injoroji ata’. Sidoqoftë do të bëj çmos për të ndalur argëtimin e tyre,” –shkroi Chrissy.
Në fund, ajo falënderoi të gjithë njerëzit që e knë ndihmuar në fshirjen e postimeve dhe bllokimin e ndjekësve, sepse sigurisht, s’mund t’ia dilte dot e vetme.