Emilia-Romagna dje ka njoftuar se ka hapur qendrat stërvitore, duke dalur në kundërshtim me urdhrat e Qeverisë së Italisë.
Skuadra e Napoli fitoi të drejtën për t’u stërvitur nga dita e hënë, pas vendimit të regjionit Emilia-Romagna për të hapur qendrat stërvitore.
Skuadra si SPAL dhe Parma refuzuan të konfirmojnë stërvitjet për të hënën, duke pritur që të ketë pajtueshmëri edhe nga Qeveria.
Hapat e njëjtë sikur Emilia-Romagna tashmë po pritet të marrin edhe regjione të tjera si Lazio, Campania dhe Tuscany.
Këto regjione pritet të hapin qendrat për atletët duke filluar nga dita e hënë po ashtu.
Kështu, presioni po rritet për Ministrin e Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, i cili kishte njoftuar se qendrat stërvitore nuk do të hapen. Mbetet të shihet nëse do të ketë reagim nga qeveria italiane.