Pamje rrëqethëse, fëmijët i dërgojnë nënës së intubuar me Covid në spital një tufë me lule

0
Gjigandi

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka postuar një foto trishtuese këtë të mërkurë, ku shihet një grua në gjendje të rënduar në spitalin Covid në Tiranë. Fëmijët e saj i kanë dërguar një tufë me lule për ditëlindjen, në kushtet kur për ta është e pamundur të hyjnë në spital për të parë të ëmën në gjendje të rënduar.

STATUSI:

Ju lutem ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën në spitalin infektiv

Në ditën e saj të lindjes, në pamundësi për ta parë, fëmijët kanë dashur t’i tregojnë se i janë pranë, duke i sjellë një tufë lule në spital. Por ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, që merr jetë!

Të mos e lejojmë që #COVID19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu