‘Pajtesa’ bëhet nënë, publikon foton e parë të foshnjës

0
Gjigandi

Fiona Gllavica është bërë nënë për herë të parë.

Fiona Gllavica ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, i cili është djalë.

Aktorja, me anë të një postimi sjell foton e parë të foshnjës bashkë me partnerin, ndërsa shkruan fjalë zemre për të.

Fiona bëri të ditur se fëmija është djalë dhe e pagëzuan Lekë, kurse emocionoi me dedikimin që ia bëri atij.

“Ditën që e kuptova se ti do të vije në këtë botë, të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e mia nisën me u thurrë mbi ty.
Ditën që dëgjova rrahjet e zemrës tënde e kuptova sa bota ime gjendet brenda meje, e do të marrë tjetër kuptim kur ti do të jesh këtu.
Herën e parë që të ndjeva brenda meje e kuptova që hapat e t’u do të lënë gjurmë në historinë tonë. Nuk paska fjalë per ta pershkruar ndjenjën kur të morra ne krahët e mi!
Lekë i vogli jonë mirë se erdhe!
Ëngjulli i nanës, drita që do të më përcjellë…”, shkruan aktorja.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu