Oriz në vend të drogës,ne pako ishin vendosur GPS – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

DURRËS- Zbulohen emrat e dy prej të arrestuarve lidhur me kontenierët e zbuluar ditën e djeshme pasi dyshohet se përmbanin kokainë dhe do të niseshin nga Porti i Pireut, Greqi për në portin e Durrësit, Shqipëri.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se të arrestuarit janë Ardian Bega dhe  Altin Mislihaka ndërsa në kërkim është shpallur një person me iniciale G.M. Operacioni ka qenë dorëzimi i kontrolluar, dhe pakot kanë qenë të pajisura me GPS. Forcat e policisë kanë hequr kokainën dhe kanë vendosur disa pako me oriz.
Kontenierët e ndaluar përshkonin rrjetin e trafikur Ekuador-Durrës, me një tranzit në Pire. Personat që u paraqitën aty kishin shkuar për të tërhequr mallin por ende nuk dihet nëse ata ishin dërguar nga persona të tretë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu