DURRËS- Zbulohen emrat e dy prej të arrestuarve lidhur me kontenierët e zbuluar ditën e djeshme pasi dyshohet se përmbanin kokainë dhe do të niseshin nga Porti i Pireut, Greqi për në portin e Durrësit, Shqipëri.
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se të arrestuarit janë Ardian Bega dhe Altin Mislihaka ndërsa në kërkim është shpallur një person me iniciale G.M. Operacioni ka qenë dorëzimi i kontrolluar, dhe pakot kanë qenë të pajisura me GPS. Forcat e policisë kanë hequr kokainën dhe kanë vendosur disa pako me oriz.
Kontenierët e ndaluar përshkonin rrjetin e trafikur Ekuador-Durrës, me një tranzit në Pire. Personat që u paraqitën aty kishin shkuar për të tërhequr mallin por ende nuk dihet nëse ata ishin dërguar nga persona të tretë.