Operacioni ‘Limit’/ 21 persona ngelin në burg, 3 lirohen. Ja emrat – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Janë 21 persona të arrestuar gjatë operacionit ‘Limit’ kundër drogës, të cilët kanë mbetur në ‘arrest me burg’.
Tre prej të arrestuarve janë lënë të lirë, duke u lënë në ‘arrest shtëpie’.

Vendimi është dhënë pasditen e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Arrest me burg
Sokol Nesimi, 40 vjeç, banues në Tiranë
Bilbil Shqalshi, 46 vjeç, banues në Mirditë
Aleksander Pepi alias Bani 38 vjeç, banues në Korçë
Enkelejdi Sadik, 35 vjeç, banues në Korçë
Kristo Çobaj, 34 vjeç, banues në Korçë;
Gjergji Çobaj, 63 vjeç, banues në Korçe
Gjergji Muke, 32 vjeç banues në Korçë
Romeo Tarem 32 vjeç, banues në Ersekë
Ertin Hoxhalli, 33 vjeç, banues në Korçë
E. M., 26 vjeç, banues në Korcë;
Festim Çorvaxhi alias Bajraktari, 35 vjeç, banues në Pogradec;
Edmir Ballia, 42 vjeç, banues në Tepelenë
Eduart Hoxha, 34 vjeç, banues në Fier
Arber Brahimi, 25 vjeç, banues në Tepelenë
Valgjel Brahimi, 33 vjeç, banues në Tepelenë;
Besjan Valca, 33 vjeç, banues në Sarandë
Andrea Caca, 50 vjeç, banues në Durrës
Emiliano Kalemi, 37 vjeç, banues në Durrës
Eljon Jaho, 38 vjeç, banues në Ersekë
Besjan Zenel, 27 vjeç, banues në Ersekë
Hysni Sadik, 65 vjeç, banues në Korçë,
Arrest shtepie
Bektash Zenel, 55 vjeç, banues në Ersekë;
Fejzo Dana, 56 vjeç, banues në Tepelene
Agron Manka, 35 vjeç, banues në Këlcyrë
Para dy ditësh Policia njoftoi shpërbërjen e këtyre grupeve dhe shpalljen në kërkim të 7 personave, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘LIMIT’.
Në një deklaratë për media, Policia e Shtetit bëri të ditur se aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin. Lënda narkotike trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e tyre të trafikut të drogës.
Mësohet se këto grupe kriminale organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme, që vinin nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në drejtim të Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.
Në cilësinë e provës materiale, gjatë operacionit në Shqipëri dhe në Greqi, këtyre grupeve iu është sekuestruar rreth 120 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, 4 kg kanabis në formë çokollate, 1.1 kg kokainë, bimë narkotikë të kultivuara, 3800 fara kanabis, një laborator për kultivim të bimëve narkotike me ndriçim artificial, telefona celularë dhe disa automjete.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale: ‘Trafikimi i narkotikëve’, ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve’, ‘Kultivimi i narkotikëve’, ‘Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve’, ‘Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit’, ‘Moskallëzimi i krimit’, ‘Përkrahja e autorit të krimit’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu