Eliane Teresinha Giardini është aktore mjaft e njohur në Brazil, ku ka spikatur me role të shumta, por këtu tek ne, ndoshta do të kujtohet më së shumti si “Nazira“ e zhurmshme dhe tekanjoze e serialit aq të dashur për publikun shqiptar, “ Kloni“.
Eliane ka qenë e martuar me aktorin Paulo Betti, me të cilin ka dy vajza: Julianan dhe Marianan.
Ajo ka rënë në sy për pamjen e saj, por së fundi na befasoi me faktin që ka arritur ta ruajë kaq mirë, edhe pse po I afrohet të 70-tave! Padyshim, një tjetër rast për tu admiruar e marrë shembull!
Eliane Teresinha Giardini