Nuk i ndalon patrullës dhe përplas dy policë në Durrës, arrestohet drejtuesi i automjetit

0
Nuk i ndalon patrullës dhe përplas dy policë në Durrës, arrestohet drejtuesi i automjetit
Gjigandi

Një person është arrestuar pasi përplasi me makinë dy policë në Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne mbrëmjen e së enjtes pasi policët panë një automjet që po lëvizte në drejtim të kundërt.

Forcat operacionele të Policisë Durres i kanë bërë shenjë automjetit të ndalojë, por drejtuesi i automjetit ka vijuar lëvizjen duke përplasur dy punonjës policie.

Njëri prej efektivëve ndodhet aktualisht në spital për ndihmë mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e personit që ndodhej në mjet, konkretisht shtetasin H.P, i cili kishte me vete armë zjarri pistoletë. /abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu