Njihni talentin e fëmijës: Tiparet që i skalitin gjenialët e muzikës

0
Gjigandi

Si t’i dalloni vogëlushët posaçërisht të talentuar muzikorë? Kjo nuk është fare e vështirë, thonë ekspertët

Ata që në fëmijërinë më të hershme, kur sapo fillojnë të ekzekutojnë në ndonjë instrument, e bëjnë atë me zell të madh.

Kanë memorie të jashtëzakonshme muzikore, janë të gatshëm që duke improvizuar të ndryshojnë atë që i kemi mësuar, por edhe që me kuptim të përvetësojnë komplet strukturën muzikore.

Njëkohësisht, tregojnë aftësi të transformimit të melodisë në tonalitete të reja.

U intereson edhe teoria muzikore, dekodojnë dhe shënojnë ritmin dhe linjën melodike, madje edhe kujtesa u varet nga struktura muzikore.

RonaTyra

Më mirë mbajnë në mend strukturat e njohura, harmonitë dhe ritmin, sesa ato të rastit.

Kanë talent mbimesatar dhe lirisht ecin midis katër mënyrave të qasjes ndaj veprës muzikore, duke ndryshuar qendrën e vëmendjes midis instrumentit dhe teknikës së ekzekutimit, partiturave, tingujve dhe strukturës muzikore.

Posedojnë ndjeshmëri të shtuar për ngjyrën e tingujve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu