Një tjetër viktimë nga koronavirusi në Kosovë

0
Gjigandi

Një punëtor 56-vjeçar i Korporatës Energjetike të Kosovës ka  humbur jetën ditën e sotme si pasojë e koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur KEK-u përmes rrjetit social Facebook, ku thuhet se viktima ishte nga fshati Vasilevë.

“Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Fatmir Berisha (56-vjeçar) punëtor në Mihje-KEK. Ishte njeri human dhe aktivist i devotshëm i Sindikatës, por vdekja misterioze e rrëmbeu papritmas. Fatmiri ishte ndër punëtorët shembullorë të KEK-ut, por në radhë të parë ishte një njeri i dashur dhe shumë i respektueshëm, si ndër kolegë, shokë dhe miq. Fatmiri ishte i prekur nga virusi COVID 19. Varrimi bëhet sot në ora 17 në Vasilevë. Ngushëllime familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kishin njohur”, shkruhet  në njoftim.

Drejtori i Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) Naser Ramadani,  ka njoftuar se të premten janë testuar gjithsej 562 mostra dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive me COVID-19, 171 persona janë shëruar, kurse gjashtë persona kanë ndërruar jetë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu