Një në 10 pacientë me koronavirus që humbin shijen dhe nuhatjen, nuk e rifitojnë më

0
Gjigandi

Disa pacientë me koronavirus që humbasin ndjesinë e shijes dhe erës, mund të mos e rifitojnë më thonë ekspertët. Humbja e shijes dhe aromës njihet si një nga simptomat kryesore të Covid-19 së bashku me kollën e fortë e të vazhdueshme dhe temperaturën e lartë.

Hulumtimi i ri del në përfundimin se  një në dhjetë pacientë që i humbasin këto ndjesi, mund të mbeten pa to.

Studiuesit i mblodhën të dhënat e tyre nga pacientët italianë dhe zbuluan se 49 përqind, e kishin rekuperuar  plotësisht ndjenjën e tyre të nuhatjes ose shijes pas shërimit nga  virusi. Kjo, ndërkohë që vetëm 40 përqind raportuan përmirësime ndërsa 10 përqind thane se simptomat e tyre ishin përkeqësuar.

Deri më tani nga koronavirusi nëpër botë kanë humbur jetën rreth 521,000 persona.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu