Pipero: Kam gabuar, maska duhet të bëhet e detyrueshme

0
Gjigandi

Sipas mjekut Pëllumb Pipero në fazën aktuale që po kalojmë në lidhje me pandeminë duhet që maska të bëhet e detyrueshme.

Sipas tij, njerëzit duhet të mësohen të bashkëjetojnë me virusin, prandaj ka ardhur momenti që ajo të vendoset që të mbahet me detyrim edhe në publik në mënyrë që ata të ndërgjegjësohen.

“Unë po them që ka ardhur momenti që ta bëjmë me detyrim maskën.

Nëse Pëllumb Pipero ka thënë që maska nuk duhet përdorur në rrugë, nuk duhet përdorur kur ecim, nuk duhet përdorur në mjedis, sot po them prapë nuk duhet dhe nuk vlen të përdoret në rrugë, por nëse qytetarit nuk i bëhet mënyrë jetese maska ndoshta i ka ardhur që t’i bëhet me detyrim edhe në rrugë që të mos e harrojë në shtëpi”, tha Pipero.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu