“Një Këshillë për politikën” Maks Haxhia: Do jem i surpizuar se ku do e gjejë gjykata një provë për Tahirin – Lajmi i Fundit

0
20

Nëse gjykata do të dënojë sot ish ministri Tahiri, vendimi do të ishte një suprizë për avokatin e tij Makism Haxhia. Në një lidhje të drejtpërdrejtë ne News24, avokati mbrojtës i ish ministrit të brenshëm, pa dashur të bëjë propagandë tha se do jetë shumë i surpizuar se ku do e gjejë gjykata një provë për ta dënuar, nëse do të vendosë të japë vendim fajësie.
“Nuk dua të bëj propagandë, pres vetëm vendim pafajësie, do jem shumë i surpizuar se ku do e gjejë gjykata një provë për ta dënuar.” u shpreh Maksim Haxhia, ndërsa si avokat nuk ngurroi të japë edhe një këshillë për të gjithë politikanët.

“Të bëjnë kujdes kur implikojnë dhe akuzojnë politikisht, implikime në veprimtari kriminale kundërshtarët e tyre politikë, bazuar në biseda të tilla telefonike, sepse ajo që më shqetëson mua është precedenti, e nëse Saimir Tahiri do të dënohet në një mënyrë të tillë, cdo politikan është pre e cdo manipulimi me bisedat.”- apeloi avokat Haxhia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu