Studentët, një vit pa diploma/ Tek Ekonomiku, nuk u kanë dhënë kartonat, tarifat i kanë paguar prej një viti

0
Gjigandi

315 studentë të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, kanë gati një vit pa diploma (pa karton), pasi mbyllën ciklin master 2017-2019. Për këtë arsye një përfaqësi dorëzoi sot në Rektorat një peticion.

Studentët pretendojnë se 19 prej tyre çuditërisht janë pajisur me diplomë. Ata pohojnë se janë viktima të konfliktit mes dy institucioneve Dekanatit dhe Rektoratit.
“Kemi paguar tarifat për masterin dhe për kartonin, por po mbushet viti dhe nuk kemi dokumentin në dorë. Kjo na penalizon për shumë çështje, si punësimi, rritja e pagës, master tjetër jashtë, punësim jashtë vendit gjithashtu. Dy institucionet luajnë ping-pong. Po e provojmë edhe njëherë që vendi ynë nuk bëhet, por prapë, ne duam të japim kontributin tonë për ndryshimin që ne të parët e kërkojmë”, thonë studentët.
“Studentët kanë marrë përgjigje nga ne, nuk e kuptoj pse mblidhen. Por unë i ftoj tani të shkojmë brenda, t’u japim përgjigje sërish.
Fajin e ka Ministria e Arsimit dhe Dekanati. Zgjidhja gjendet tek Ministria e Arsimit, atje të shkojnë studentët dhe ne me të marrë shkresën prej saj i shpërndajmë në mënyrë të rrufeshme diplomat”, tha Albano Zhapaj, Drejtor i Kurrikulave.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu