Një i plagosur nga të shtënat me armë në Tiranë, policia shoqëron 12 persona për verifikim

0
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Tiranë, policia shoqëron 12 persona për verifikim
Gjigandi

Një 39 vjeçar është paraqitur në orët e para të mëngjesit në spital me një plagë në këmbë, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga një armë zjarri, duke vënë menjëherë në lëvizje policinë.

Pas hetimeve, 39-vjeçari Sh. M. dyshohet të jetë konfliktuar me disa persona të tjerë në afërsi të një lokali te rrethrrotullimi i Saukit, i cili më pas ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Deri në këto momente shërbimet e policisë kanë shoqëruar 12 persona që mendohet se kanë dijeni për ngjarjen dhe po punojnë për kapjen e autorëve, raporton A2 CNN.

/abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu