Kokainë në kontenierët e bananeve në Portin e Durrësit, arrestohet administratori në kërkim i kom…

0
Kokainë në kontenierët e bananeve në Portin e Durrësit, arrestohet administratori në kërkim i kom…
Gjigandi

Policia shqiptare ka njoftuar arrestimin e administratorin e kompaninë e importit të bananeve “Alba Exotic Fruit”.

Shtetasi E. D., 51 vjeç, banues në Tiranë, ishte në kërkim prej disa muajsh pasi në kontenierët e kompaninë e tij në Portin ë Durrësit, policia ka gjetur dhe sekuestruar në disa raste sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë, ka thënë policia në një njoftim në rrjetet sociale.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, ka sqaruar policia.

“Në kuadër të operacionit “Rada” të nisur më datë 13 korrik të vitit të kaluar, në Portin e Durrësit, nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, gjatë kontrolleve, në kontenierët e firmës “Alba Exotic Fruit”, në disa raste, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë”, ka shtuar policia.

/abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu