Nis rindërtimi i shtëpive të dëmtuara nga termeti në Ndroq dhe Kashar – Lajmi i Fundit

0
13

Ka nisur rindertimi i shtëpive te dëmtuara nga tërmeti. Pas vizitës së kryebashkiakut Erion Veliaj në familjet e Shpëtim Dardhës në “Lagjen e Re” në Ndroq dhe më familjen e Fiqiri dhe Kimete Lamit nga fshati Mazrek në Kashar, kanë filluar matjet për rindërtimin në një kohë sa më të shkurtër të banesave të dëmtuara nga tërmeti.
Grupet e punës të përbërë nga ekspertë të ndërtimit, urbanistë dhe përfaqësues të Njësisë Administrative në Ndroq dhe në Mazrek kanë filluar matjet e nevojshme në mënyrë që të nisë sa më shpejt edhe hedhja e themeleve të reja për rindërtimin e tyre.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se për banesat e dëmtuara nga tërmeti, do të ketë edhe një procedurë të lehtësuar për marrjen e lejes dhe shmangie të taksave në mënyrë që gjithçka të jetë gati sa më shpejt.  Kompani të ndryshme i janë bashkuar në këtë iniciativë Bashkisë së Tiranës duke marrë përsipër që të rindërtojnë në kohë rekord banesat e dëmtuara.
Pas tërmeteve të vazhdueshme që u ndjenë në Tiranë, të gjitha ekipet e emergjencës së Bashkisë së Tiranës janë në terren për çdo rast të raportuar, për evidentimin e dëmeve dhe nisjen menjëherë nga puna për rikuperimin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here