Nis puna për pikat kontestuese në Ligjin për Paga, Tahiri tregon kur do të finalizohet

0
Gjigandi

Zëvendëskryeministri i parë të Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur për çështjen e Ligjit për Paga, të cilin e ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese e që për zv/kryeministrin ishte vendim shokues.

“Kam thënë dhe sot mendoj që është shokues sepse prej një vendimi të tillë kanë humbur mbi 60 mijë shërbyes civil, ka humbur rregulli, disiplina në sistemin e pagave në sektorin publik dhe mbi të gjitha kanë humbur njerëzit që më së shumti i japin këtij veni. Duke filluar prej mjekëve, personeli shëndetësor, policia, zjarrfikësit e të gjitha kategoritë e tjera.”

Tahiri ka thënë se humbësit janë ata që i kanë rrogat nga 5 mijë euro, të cilët janë sanksionuar në koeficient.

“Me vendimin e Gjykatës ka ndodhur një rikthim në pikën zero, që për 10 vite ky ligj është përcjell prej një grupi në grupin deri kur qeveria Haradinaj e kaloi këtë ligj dhe krijoi rregull. Cili është rregulli nga 8000 tituj që kanë qenë nga koha e UNMIK-ut kanë rënë në 1700. Kanë qenë mbi 600 nivele të pagave kanë rënë në 150.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu