Këngëtarja e njohur, Nicole Scherzinger është duke kaluar kohën e saj më të mirë me të dashurin në bregdet.
Derisa po komentohet për një shtatzëni të mundshme të saj, çifti së fundmi janë parë duke vallëzuar, shkruan The Sun.
E veshur me një palë bikini të bardha, Nicole ka vënë në pah linjat e saj të mrekullueshme trupore.
Ndërsa, i dashuri i saj, Thom Evans është shfaqur tejet i afruar tek ajo ndërsa tregonin lëvizjet e shkëlqyeshme të vallëzimit.
Teksa shijonin edhe pamjen mbresëlënëse të detit, Thom është parë me duar lartë, ndërsa Nicole duke u dridhur para tij.
Theksojmë se lidhja tyre është kaluar në një nivel tjetër, pasi flitet se dyshja janë duke planifikuar të kenë fëmijën e tyre të parë.
