Nicole dhe Thom duket se së shpejti do ta zgjerojnë familjen.
Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger dhe i dashuri i saj Thom Evans duket se kanë planifikuar ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel, shkruajnë mediat e huaja.
Madje sipas një burimi ata po planifikojnë edhe krijimin e familjes.
“Askush nuk duhet të jetë i surprizuar nëse së shpejti shpërndahen lajmet për një shtatzëni të mundshme”, ka thënë ky burim.
Më parë gjatë këtij muaji, ata ishin parë në Portugali, ku edhe kishin festuar ditëlindjen e 45-të të Nicole.