Ngjarjet dhe aktivitetet e paralajmëruara për sot, takime liderësh e diskutim në Kuvend

0
Gjigandi

Për sot janë paralajmëruar gjashtë ngjarje dhe aktivitete të cilat do të zhvillohen gjatë ditës në Kosovë. Më kryesoret janë takimi i presidentit Hashim Thaçi me kryeministrin Avdullah Hoti, si dhe dy seancat e Kuvendit. Njëra nga to është vazhdim i seancës për situatën në Telekom, ndërsa në seancëmn tjetër kryeministri Hoti do të raportojë para deputetëve për procesin e dialogut të rinisur Kosovë-Serbi.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentit, ora 09:00)

Learn-Engage-Act-Progress në Prishtinë mban konferencë për media.( Salla e amfiteatrit, American School of Kosova, ora 09:30-14:00)

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit për situatën financiare të Telekomit të Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

Seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të raportoj kryeministri Avdullah Hoti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. (Kuvendi, ora 12:00)

RonaTyra

Bëhet përurimi i terrenit sportiv në Piranë, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren. Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. (Nisja në ora 13:15 nga Shtëpia e Bardhë)

Kryetari i Shoqatës se Biznesmeneve dhe Zejtareve ESNAF, Varis Xhejlani dhe Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovë,s Petrit Kllokoqi, do të organizojë një konferencë për media në lidhje me tubimin simbolik që do të mbahet ditën e hënë. (Shoqata ESNAF, ora 14:00).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu