Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë.
Një 36 vjeçare është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati, duke ndërruar jetë në vend.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.07.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Aleksandri i Madh” është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit, shtetësja M.Ll., 36 vjeçe, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .