Një rast i ri është konfirmuar këtë të premte në Korçë duke e rritur numrin e të infektuarve në këtë qytet.
I infektuari është është djali i të moshuarës, i konfirmuar me Covid 19 një ditë më parë, e cila dyshohet se e ka marrë infeksionin në QSUT. Ndër të tjera mësohet se pritet edhe përgjigja e tamponit për familjarët e tjerë.
Ndërkohë rritet sërish numri i të infektuarve me COVID-19 edhe në Durrës. Gjatë orëve të fundit ka rezultuar pozitiv një punonjës i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Durrës.
Kështu numri i të infektuarve në Durrës ka shkuar në 177 dhe në Korçë 21.