Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka vendosur sekuestrimin e pasurive të familjarëve të 5 shtetasve shqiptarë të cilët po hetohen në Holandë.
Prokuroria e Amsterdamit po heton shtetasit shqiptarë Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszczyk për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Një pjesë të pasurive të fituara si rrjedhojë e aktivitetit kriminal dyshohet se këta shtetas i kanë transferuar në Shqipëri duke kryer investime të ndryshme.
Sipas letërporosisë së drejtuar SPAK, nga hetimet e kryera në Hollandë ka rezultuar se shtetasit Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszczyk prej disa viteve kanë aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë duke e trafikuar atë nga vendet e Amerikës Latine për në portin e Amsterdamit dhe me pas në vendet e tjera të Evropës si Angli, Itali etj.
Gjatë këtyre hetimeve, këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasia prej 97 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe 16 kg heroinë.
Pasuritë që SPAK do të sekuestrojë
-Lloji i pasurisë Apartament. Pasuria Nr. 197/70+1- 16, ZK. 2460, VOL. 41, FQ.2 10, me adresë: Linze, Tiranë, sipërfaqe totale e pasurisë 133.4 m2, data e rregjistrimit të pasurisë 22.01.2015, shuma e blerjes është 83.288 Euro.
-Lloji i pasurisë Garazh. Pasuria Nr. 505/316-G4, ZK. 2460, VOL. 48, FQ. 54, me adresë Linze, Tiranë, sipërfaqe totale e pasurisë 31 m2, data e rregjistrimit të pasurisë 01.12.2016, shuma e blerjes është 15.000 Euro.
-Lloji i pasurisë Arë. Pasuria Nr. 13/37 ZK. 3266, VOL. 9, FQ. 166 me adresë Sauk, Tiranë, sipërfaqe totale e pasurisë 430 m2, data e rregjistrimit të pasurisë 26.10.2016, e përfituar me kontrate dhurimi.
-Automjeti me targë AA 504 JM, i llojit ATP, marka Volksëagen, tipi: 2H, modeli AMAROK, viti i prodhimit 2013, shuma e blerjes është 15.000 Euro.
-Automjeti me targë ADR 424, i llojit Rimorkio per transport mallrash, marka KOCH, tipi U 475BN, viti i prodhimit 2015, shuma e blerjes është 1.200 Euro.
-Automjeti me targë AA 765 OS, i llojit autoveture, marka Audi, tipi 8 V, modeli A 3, viti i prodhimit 2016, shuma e blerjes është 20 000 Euro.