“Negociatat per Shqiperine shtyhen për më 2020” Zbardhet dokumenti final per Kryeministrat e BE – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Negocitata për Shqipërinë shtyhen në gjysmën e parë të vitit 2020. Kështu thuhet në raportin final të përgatitur pas mbledhjes së ministrave të BE një ditë më parë, raporti i cili do i dorëzohet kryeministrave të BE-së ditën e nesërme. Ndryshe nga Shqipërisë, dokumenti final kërkon hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.     Në kuadër të progresit të arritur tek reformat dhe kushtet të vendosura njëzëri nga Këshilli në qershor 2018, Këshilli pajtohet me hapjen e negociatave të pranimit jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, dhe fton Komisionin të paraqesë, pa vonesë, një propozim për një kornizë për negociatat në përputhje me konkluzionet e Këshillit Europian në dhjetor 2006 dhe në përputhje me paragrafin 3. Për të mbështetur rrjedhën e reformës, parimi i parë themelor duhet të jetë i integruar në procesin e negociatave, duke përfshirë një qasje të përforcuar më tej ndaj sundimit të ligjit. Korniza e bisedimeve do të miratohet nga Këshilli.     “Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varësi të përparimit të arritur, Shqipëria duhet të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, dhe të bëjë përparim të mëtejshëm në reformën zgjedhore në përputhje me  rekomandimet e OSBE / ODIHR.” thuhet në dokumentin final të ministrave të BE-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu