U bë pjesë e samitit, Rama: Kërkuam që Kosova të futet në NATO

0
Gjigandi

Kryeminitri Edi Rama në një konferencë për mediat ka komentuar pjesëmarrjen në samitin e NATOS-s.

Rama tha se në këtë samit është kërkuar që Kosova të hyjë në NAto, si dhe Serbia të qëndrojë sa më afër kundër agresionit rus.

Sakaq shtoi se ky samit ishte një mundësi e mirë për të arritur marrëveshjes me RMV dhe Bullgarisë

“Ishte një samit i veçantë nga kohëzgjatja por edhe nga pesha. Kishte dhe një element të rëndësishëm për ne. Kishte të bënte për mundësinë e negociatave intensive për të arritur marrëveshjes me RMV dhe Bullgarisë. Për të gjitha këto dhe për të tjera jemi këtu. Dëshiroj që të kujtoj me hapjen e rrugës nga Turqia janë krijuar premisat që NATO të shtohet me dy anëtarë të tjerë. Edhe ajo ka qenë shumë e vështirë, është negociatë që u mbyll në orët e fundit. Kishte fokus për rajonin e BP, qëndrimi ynë ka qenë i njëjti. Ai i njohuri dhe i përsëritur në më shumë se një rast. Serbia të mbahet sa më afër me frontin kundër agresionit dhe presioni të mos shkojë në një krisje që mund të ketë pasoja për rajonin. Kemi kërkuar që Kosova të futet në NATO”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu