Bashkëshorti i ministres Xhaçka investitor strategjik? Rama: Nuk shoh asnjë problem në këtë furtunë

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat tha se nuk ka asnjë problem në çështjen e ngritur ndaj ministres Xhaçka, ku sipas opozitës bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik nga qeveria.

Rama tha se çdo minutë e humbur me lançimet që bën PD, është një gjynah i madh.

“Unë besoj se koha ka kaluar dhe nuk ndryshojnë ves. Këta nuk do ndryshojnë dhe tërheqja zvarë e çdo gjëje për të bërë linçime e përmbajtje publike nuk ndryshon. Rruga jonë është e përcaktuar, ose do bëjmë detyrën ose do merremi me këta. Çdo minutë është gjynah i madh. Nuk shoh asnjë problem të hapur në këtë furtunë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu