Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një apel për qytetarët që të tregojnë kujdes për të parandaluar Covid-19.
Vëmendje të veçantë ministrja u kushton të rinjve, teksa shkruan se në Spitalin Infektiv ka edhe mosha të reja.
Sipas Manastirliut, të rinjtë sot kanë kontakte të shpeshta me njëri-tjetrin dhe kështu rrisin mundësitë e përhapjes së virusit.
Statusi i Manastirliut:
“🔴#COVID19
‼️Sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe.
Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz!
Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!
😷 Vendose maskën🙏🏼
↔️ Ruaj distancën
🧼 Laj shpesh duart
#RuajVeten #RuajTëTjerët 🤜#COVID19🤛”