Në fshat ishte mbjell kanabis, pranga kryeplakut | Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Kryeplaku i fshatit Peshtan në Maliq ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Osman Çela, 55 vjeç, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në një zonë pyjore, në fshatin Peshtan, gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e kryeplakut, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu çifte, të cilën e posedonte pa lejeNga ana e Policisë po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu