Debate të forta, Salianji-Vishajt: Ti nuk ke lejuar ekstradimin e Geron Xhafajt | Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka dëshmuar sot në Gjykatë për dosjen ‘Babale’, ku ka akuzuar prokurorinë se nuk po i ka shkuar deri në fund hetimeve.
Salianji ka deklaruar se prokuroria nuk i ka marrë materialin bruto të përgjimeve të realizuara në Vlorë, dhe se me Fredi Alizotin nuk ka pasur asnjë njohje.

Por Salianji ka pasur një debat të ashpër me avokatin e Geron Xhafajt, Ardian Vishaj. Ky debat detyroi gjykatën që të ndërpriste seancën.
Avokati i Geron Xhafës, Ardian Vishaj i është drejtuar ish-deputetit Salianji: Cili është roli juaj në këtë strukturë të PD-së që bën denoncime të tilla. A është kjo një strukturë në statutin e partisë. Ju a kryesoni këtë strukture, a jeni biçim hetuesi apo prokurori?
Salianji: Unë kam qenë deputet i Partisë Demokratike. Shtetasi Ardian Visha si drejtor i marrëdhënieve me jashtë në prokurori nuk ka lejuar ekstradimin e Geron Xhafajt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu